Nazmi Gripishi e shënoi golin e vetëm sonte për Ballkanin.
Gripshi shënoi gol të bukur nga distanca, por që nuk mjaftoi që skuadra të fitonte ndeshjen, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai tha se i bëri një dhuratë vetes për ditëlindje dhe se mendon se mund të kalojnë tutje.
“I bëra një dhuratë vetes, pashë hapësirën dhe mendova se ishte një mundësi e mirë për golin. Kemi mundësi të arta dhe duam të vazhdojmë përpara. Nëse luajmë si sot, jam i bindur se do të kalojmë tutje”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


