Sporti

Granit Xhaka: Sot, ashtu si çdo ditë kujtojmë dhe përulemi para luftëtarëve, intelektualëve, veprimtarëve, bijëve dhe bijave të kombit tonë

02/17/2022 09:15
nga:L J

Sot, Kosova feston 14 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Tashmë, figura të njohura nga çdo sferë kanë filluar të urojnë festën e madhe të shtetit tonë, shkruan GazetaBlic Sport.

Granit Xhaka, futbollisti shqiptar i Arsenalit ka bërë një dedikim emocionues në rrjetin e tij social, Instagram.

Ja postimi i tij:

“Gëzuar pavarësinë Kosovë. Sot, ne sëbashku festojmë një arritje të madhe historike për kombin tonë. Në këtë ditë, ashtu siç ne çdo ditë e brez pas brezi kujtojmë dhe përulemi me nderimin dhe mirënjohjen më të thellë para luftëtarëve, intelektualëve, veprimtarëve, bijëve dhe bijave të kombit tonë që dhanë jetën për ta gëzuar këtë ditë. Në përvjetorin e 14-të të pavarësisë, kemi nderin, krenarinë dhe gëzimin ti urojmë popullit të Kosovës lumturi e prosperitet.
Me respekt Taulant & Granit Xhaka”, ka shkruar lojtari i Arsenalit në Instagram.