Sporti

Granit Xhaka pas fitores ndaj Eintrachtit: Duam ta mbyllim pa humbje!

05/05/2024 22:17
nga:E K

Skuadra e Bayer Leverkusenit shënoi fitore ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultatin e thellë 1:5 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Bundesliga.

Granit Xhaka arriti të shënonte një eurogol nga distanca për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij.

Mesfushori shqiptar pas ndeshjes tha se skuadra e tij po bën diçka speciale, duke qëndruar pa humbje në 48 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

“Ne startuam ndeshjen mirë, kishim në kontrollim ndeshjen dhe kishim pak fat kur rezultati u bë 1:1. Ne kishim dëshirë të qëndronim pa humbje sot, e bëm sërish dhe jemi afër të arrijmë diçka speciale këtë sezon”, u shpreh Xhaka pas ndeshjes

Kujtojmë që Granit Xhaka këtë edicion në Bundesliga ka shënuar tri gola me fanellën e Bayer Leverkusenit. Ekipi gjerman ka edhe katër ndeshje deri në fund të këtij sezoni, plus finalja e UEFA Europa League (nëse kualifikohet).