Sporti

Granit Xhaka i bën dhuratë luksoze vëllait për ditëlindje

03/30/2022 15:10
nga:L J

Para dy ditësh futbollisti i njohur, Taulant Xhaka festoi ditëlindjen e 34-të.

Në mesin e shumë dhuratave që mori, një dhuratë nga vëllau i tij Graniti, nuk ka munguar.

Përmes një storje në “Instagram”, Taulanti ka ndarë me ndjekësit dhuratën luksoze një orë e markës ‘Roles Daytona’, i cili kap shifrën rreth 40 mijë euro.

Kujtojmë se, mbrëmë Granit Xhaka zhvilloi ndeshjen e 100-të në fanellën e Zvicrës që luajti miqësore me Kosovën.