Sporti

Granit Begolli – Batatinës: Nuk vendosin trajnerët e Superligës kush referon, kjo është absurde – Gramos Shala nuk ndikoi në rezultat

03/14/2022 09:10
nga:L J

Skuadra e Llapit dje barazoi në derbi në udhëtim ndaj Gjilanit me rezultatin 1:1.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ishte shumë i revoltuar me gjyqtarin kryesor të sfidës, Gramos Shala, ku edhe tha se ai ndikoi direkt në rezultat dhe ishte tendencioz që nga minuta e parë, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, trajneri dhe analisti i njohur në vendin tonë, Granit Begolli mendon se skuadra e Llapit nuk u dëmtua nga gjyqtari në këtë sfidë, pasi gjyqtari nuk ndikoi në rezultat.

“Nuk vendosin trajnerët e Superligës kush – ku referon. Kjo është absurde. Për ndeshjen se si e kam pa unë referimin, nëse shikojmë kartonët aty vendos gjyqtari, por trajneri Batatina po harron se në një situatë, Gramosi (referi kryesor) e ka fal skuadrën e Llapit, ku ka mundur të ndëshkojë direkt me karton të kuq, ku është një goditje shumë e rrezikshme – një ndërhyrje e mbrojtësit të Llapit, Benjamin Emini, ku në atë rast nuk e ka shiku VAR’in hiç, nëse do të rishikohej do të ishte karton i kuq direkt”, tha fillimisht Granit Begolli për Ekipin A.

“A ka ndiku direkt në rezultati referi? Jo nuk ka ndikuar, sepse nuk ka pasur ndonjë situatë ku është dëmtu në mënyrë të dukshme Llapi në këtë rast, sepse pamjet i japin të drejtë gjyqtarit”, përfundoi Begolli.

/GazetaBlic Sport