Sporti

Gramoz Vokrri: Të largohet sa më parë emri i babait tim nga listat e votuesve në Tiranë, gabimet e tilla s’i bëjnë nder Shqipërisë

04/25/2021 14:08
nga:L J

Shqipëria sot voton për të ardhmen e katër viteve të ardhshme në zgjedhjet parlamentare.

Këto zgjedhje nuk po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo është vërejtur nga raportimet e shumta të mediave shqiptare, përcjell GazetaBlic Sport.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një qendër votimi në Tiranë, ku në njërën nga listat shihet edhe emri i ish kryetarit të FFK’së dhe legjendës së futbollit kosovar, tashmë të ndjerit, Fadil Vokrri.

Pas lajmit të publikuar nga mediat në lidhje me këtë ngjarje skandaloze, ka reaguar edhe djali i Fadil Vokrrit, Gramoz Vokrri – i cili thotë se është befasuar nga ky lajm dhe kërkon që emri i babait të tij të largohet – pasi kjo nuk i bën nder Shqipërisë, e as demokracisë.

“Kemi qenë të befasuar nga ky lajm. Gabime të tilla nuk i bëjnë nder as Shqiperisë, e as demokracisë. Shpresojmë dhe i bëjmë apel autoriteteve shqiptare që të përmirësohet ky gabim dhe të hiqet nga listat emri i Fadil Vokrrit sa më parë”, tha Gramoz Vokrri për ‘GazetaBlic Sport’.

Skandaloze: Emri i Fadil Vokrrit gjendet në listë për të votuar në Tiranë