Sporti

Grabitje me vlerë 300.000 paund në shtëpinë e Sterling, britanikët pretendojnë se hajnat fshihen në Shqipëri

09/26/2023 11:34
nga:Mergim Rreci

Në muajin dhjetor teksa Raheem Sterling ishte në Katar duke përfaqësuar Anglinë në Kupën e Botës, shtëpia e tij u grabit.

Nga bastisja, keqbërësit përfituan një shifër prej 300.000 paund teksa dyshohet se bëhet fjalë për dy apo më shumë shqiptarë si autorë të grabitjes. Autoritetet britanike ende nuk kanë mundur t’i arrestojnë autorët ndërsa së fundmi bëjnë me dije se ata janë në Shqipëri.

Sipas të dhënave, Henri Osmani 44-vjeç i dyshuar për pjesëmarrje në grabitjen e shtëpisë së Sterling, ka hyrë në Shqipëri më datë 18 korrik. Në lidhje me këtë foli për “The Sun” edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili theksoi se kushdo që bën krime në Britaninë e Madhe nuk mund të fshihet në Shqipëri dhe t’ia hedhë pa u gjykuar. Policia shqiptare është duke punuar në bashkëpunim me autoritetet e Surrey për të kapur keqbërësin.

Nga ana tjetër, në Britani bëjnë të ditur se dy persona të tjerë janë në arrati, Alfred Isufi 48-vjeç dhe Gerard Kalaja 22-vjeç. Ndërkohë një tjetër do të dalë në gjyq vitin e ardhshëm. sipas britanikëve, grupi i shqiptarëve ka marrë pjesë 33 grabitje me vlerë deri në 1 milionë paund.