Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pompë derivatesh në Komoran.
Policia ka njoftuar se dy të dyshuar nën kërcënimin e armës, dyshohet se kanë marrë para gjatë grabitjes dhe të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti po hetohet nga policia.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në pompë derivatesh, dy persona të panjohur nën kërcënim e armës AK-47, i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori”, ka njoftuar policia.


