Protestën e disa qytetarëve për tërheqjen e parave nga Trusti e kanë përkrahur edhe GP i AAK, raporton Gazeta Blic.
Sipas një komunikate për media thuhet se deputetët e kësaj partie me pankarta në duar “Voto për Trustin”, kanë bërë thirrje që në Kuvend të voton pro tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti Pensional.
Në një postim në profilin zyrtar të grupit parlamentar të AAK-së thuhet se kërkesa për tërheqje të kursimeve të Trustit është e drejtë që qytetarëve duhet t’i plotësohet.
“Për këtë të drejtë, përpjeket tona nuk do t’i ndalim”, thuhet në njoftim.
Reagimi i plotë:
Si deputetë të Grupit Parlamentar të AAK-së, sot iu bashkuam protestës paqësore ‘Pro Tërheqjës së Trustit’. Protestuesit kishin kërkesa të thjeshta dhe shumë të qarta, “Duam paratë tona”. Besojmë se Ligji do ta merr votën e deputetëve të kuvendit.
Kërkesa për tërheqje të kursimeve të Trustit është e drejtë që qytetarëve duhet t’i plotësohet. Në mungesë të ndihmës nga shteti, përvetësimi i këtyre mjeteve është i domosdoshëm në mënyrë që atyre t’i lehtësohet sadopak jetesa.
Për këtë të drejtë, përpjeket tona nuk do t’i ndalim.
“Zgjedhjet vin prapë, ti do të dënohesh”, fillon protesta për tërheqjen e mjeteve nga Trusti


