Mbrojtësi i Interit, Robin Gosens dha intervistë për La Repubblica, gjatë së cilës ai foli për të ardhmen e tij dhe dëshirën për të qëndruar me Nerazzurrët.
Ai u shpreh i lumtur te Interi duke deklaruar se e sheh të ardhmen e tij te klubi italian, shkruan GazetaBlic Sport.
“Në të ardhmen time është vetëm Interi. Askush nuk më ka dhënë asgjë gjatë karrierës sime, por kalimin në Pinetina e kam përjetuar si dhuratë, është një nga ekipet më të mëdha në botë, dua të tregoj se e meritoj”. Megjithatë, deri më tani, ndoshta paraqitjet nuk i kanë përmbushur pritshmëritë: Unë jam i sinqertë, e di që për një kohë të gjatë nuk kam qenë lojtari që Interi mendonte se kishte blerë. Unë gjithashtu fola për këtë me Marotta dhe Ausilio. E kisha nënvlerësuar ndikimin e mundshëm të lëndimeve në lojën time. Por tani jam mirë dhe mund të tregoj se kush është Robin i vërtetë”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


