Sporti

Goretzka tallet me gjermanët: “Është fantastike të kesh 82 milion trajnerë”

06/21/2021 15:38
nga:Lorik J

Leon Goretzka, mesfushori i Bayern Munchen dhe ekipi kombëtar gjerman, bëri shaka për polemikat rreth zgjedhjeve të trajnerit Low (dhe jo vetëm) në këto ndeshje të para të Euro 2020.

“Është fantastike të kesh 82 milion trajnerë të ekipit kombëtar”, tha ai për Sport Bild.

82 milion është afërsisht numri i banorëve të Gjermanisë.

Kombëtarja e Goretzka aktualisht është në vendin e dytë në Grupin F me 3 pikë në renditje, po aq sa Portugalia e vendit të tretë dhe një më pak se Franca që ndodhet në vendin e parë.

E fundit me vetëm një pikë është Hungaria e italianit Marco Rossi.

/GazetaBlic Sport