Lajme

Gordy mbron pak Kurtin për dinarin, mesazh ndërkombëtarëve: “A nuk e keni lënë kurrë dikë tjetër të jetë i fortë?”

04/03/2024 21:02
nga:G C

Profesori nga University College London, Eric Gordy tha për GazetaBlic se për çështjen e dinarit duhet të arrihet një kompromis.

Gordy thotë se ky kompromis duhet të zbatohet pasi siç potencon si, Kosova nuk ka kapacitet për të zbatuar rregulloren e shpallur.

“Për çështjen e mosmarrëveshjes dinar/euro, këtu ka hapësirë të madhe për kompromis, veçanërisht pasi Kosova nuk ka kapacitet për të zbatuar rregulloren e shpallur, dhe roli i pagesave në dinarë në ekonominë e Kosovës është mjaft i madh”, tha Gordy.

Tutje, Gordy shton se arritja e një kompromisi të arsyeshëm do të ishte në interes të të gjitha palëve të përfshira, dhe sigurisht në interes të publikut.

Profesori britanik për këtë çështje, ka kujtuar edhe një thënie të aktores së ndjerë Olivia Newton John.

“Arritja e një kompromisi të arsyeshëm do të ishte në interes të të gjitha palëve të përfshira, dhe sigurisht në interes të publikut. Siç pyeste e ndjera Olivia Neëton John, “a nuk e keni lënë kurrë dikë tjetër të jetë i fortë?””, tha Gordy për GazetaBlic.

Kujtojmë se, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak tha se këtë të enjte shpreson se do të jenë në gjendje të kapërcejnë mosmarrëveshjet e mbetura.

Lajçak shkruan në Facebook se të hënën e kaluar priti në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe drejtorin Petkoviq.

“Vazhduam diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre. Në fund erdhëm në përfundim se do të nevojitet një takim tjetër. Të dy palët do të jenë në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë mosmarrëveshjet e mbetura të enjten”, shkruan ai.

“Qeveria shndërrohet në sallë dasmash” – A u harrua premtimi i Kurtit për nepotizëm?

Bajrami: Kurti po zhdukë shtresën e mesme, të varfërit po i varfëron edhe më shumë

 

Berisha i PDK-së e quan Kurtin mashtrues: Implikimi i presidentes në dialog, shkelje e Kushtetutës