Lajme

“Qeveria shndërrohet në sallë dasmash” – A u harrua premtimi i Kurtit për nepotizëm?

04/03/2024 20:40
nga:Genita C

Me ardhjen në pushtet, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje duket se e kanë harruar deklaratën e shefit të tyre, Albin Kurtit, se “familjarët e kusherinjtë janë për dasma, e jo me i shti në punë”.

Nëpër shumë institucione, raportohet se tashmë janë rehatuar familjarë e të afërm të ministrave e zyrtarëve të tjerë të kësaj partie.

Edhe ç’kapja e bordeve e institucioneve publike ishte njëri ndër premtimet e mëdha të “qeverisë së shpresës”.

“Nuk do të ketë më anëtarë të bordeve me libreza të partive politike”, kishte premtuar, Kurti sërish gjatë fushatës para zgjedhjeve.

Kapjen e institucioneve nga VV’ja opozita po e quan si diçka të prishtme.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se qytetarët tashmë e kanë kuptuar që deklaratat e kryeministrit Kurti gjatë fushatës elektoriale, kanë qenë të gjitha mashtrime.

Haxhiu për GazetaBlic thotë se, në këtë Qeveri nepotizimi dhe korrupsioni kanë marrë përmasa të mëdha, por sipas tij, më shqetësues është fakti që Albin Kurti po dëshiron legjitimitimin e këtij fenomeni shqetësuese

“Tani më, të gjithë qytetarët e kanë kuptuar se deklaratat e Kurtit në opozitë dhe në fushatë elektoriale kanë qenë mashtrim”, tha Haxhiu.

“Nepotizmi dhe korrupsioni kanë marrë përmasa shqetësuese në Qeverinë Kurti, për më keq ka një përpjekje të kësaj Qeverie që me legjitimu nepotizmin dhe korrupsionin, duke mbrojtur nepotizimin dhe të korruptuarit”, shton ai për GazetaBlic.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi tha për GazetaBlic se Qeveria është shndërruar në një sallë dasmave.

Rukiqi duke iu refuar deklaratës së Kurtit, gjatë fushatës zgjedhore, thotë se tani, ministritë e ndërmarrjet publike janë të kapura nga partia në pushtet, Lëvizja VetëVendosje.

“Në lidhje me atë që e ka thënë kryeminsitri se: “Kusherinjtë janë për dasma”, atëherë, tani për tani mund të them lirisht se Qeveria është shndërruar në një sallë të madhe të dasmave, pasi janë qindra sektorë të cilët janë mbushë me njerëz të partisë në pushtet.Duke filluar nga ministritë, ndërmarrjet publike e kështu me rradhë”, tha Rukiqi.

Ndërsa, nga AAK-ja thotë se kryeministri Kurti bashkë me partinë e tij nuk lanë premtim pa shkelur.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i tha GazetësBlic se kjo është për keqardhje sepse zhgënjyen popullin.

 

“Z.Kurti dhe Vetëvendosja prej që janë ardhë në pushtet, nuk lanë premtim e parim pa shkelur, të cilat si parti i patën ndërtuar për afro 20 vite si opozitë. Kjo është për keqardhje sepse morën besimin e 51% të popullit, e të cilët i zhgënjeu si askush tjetë me mënyrën e qeverisjes tani e 4 vite”, tha Lekaj.

Lekaj thotë se sot në çdo ndërmarrje publike e në çdo institutcion tjetër, po lulëzon nepotizmi.

Lekaj shton se, ka punësime në ministri, emërimet e ambasadorëve e pozita të tjera të rëndësishme, sipas tij, janë kryer me libreza të partisë së VV’së.

“Po, para se të vinte në pushtet, një nga akuzat e VV-së ndaj të tjerëve ka qenë që familjarët, kushërinjët e miqët janë për dasma e jo për pozita e punësime.Ndërsa sot të gjitha emërimet e ambasadorëve, pozitave të rëndësishme publike, bordet e ndërmarrjeve qendrore, punësimet nëpër ministri e çdo vend tjetër bëhen me libreza të partisë e me direktiva të pushtetit për të ju bërë nderë familjarëve, miqëve e kushërinjëve të tyre”, tha Lekaj.

Teksa shton se ky fenomen i VV’së ka zhgënjyer qytetarët, Lekaj paralajmëron se kjo do t’iu kushtojnë në votë.

“Dhe kjo e vërtet e Nepotizmit ka irrituar e zhgënjyer qytetarët e vendit si dhe të gjithë profesionistët, ekspertët dhe të diplomuarit të cilët kërkojnë punë në Kosovë. Kjo do ti kushtojë në votë dhe besim kësaj qeverie, sepse gënjyen qytetarët dhe këputën shpresat për punësime në bazë të meritokracisë”, tha Lekaj për GazetaBlic.

Ndërsa, Bilall Sherifi nga Nisma tha për GazetaBlic se për këtë çështje më nuk ka asnjë dilemë.

Sherifi shton se, të gjitha institucionet qeveritare dhe shtetërore janë stërmbushur me familjar dhe militant të VV-së.

“Tanimë nuk ka asnjë dilemë që të gjitha institucionet qeveritare dhe shtetërore janë stërmbushur me familjar dhe militant të VV-së”, tha Sherifi.

“Ashtu sikur që kanë pushtet absolut edhe punësimet janë absolutisht nepotiste dhe partiake”, shtoi ai.

Vesel Makolli, nga AKR-ja shton se të gjitha premtimet e kryeministrit Kurti kanë rënë ndesh me njëra-tjetrën.

Makolli shton se për GazetaBlic se nepotizimi ka vazhduar të aplikohet gjatë kësaj Qeverie, por ai e quan se Albin Kurti e ka kthyer në trend këtë fenomen, bashkë me partitë e tjera.

“Nepotizmi, dukuri shumë negative që është shfaqur nga paslufta, ka vazhduar të aplitohet edhe gjatë kësaj qeverie, bile lirisht mund të themi se është bërë një lloj trendi i qeverive tona”, tha Makolli.

“Kjo Qeveri, jo që nuk e ka luftuar nepotizimin, por ka vazhduar ta aplikojë kontinualisht, me intenzitet më të madh, duke i marrë “nën kontroll” institucionet e shumëta”, tha Makolli.

Anëtari i PSD-së, Azdren Shala fajëson Qeverinë për dëmtim të Kosovës në arenën ndërkombëtare, teksa shton se edhe menaxhimi i brendshëm ka dështuar.

Shala për GazetaBlic thotë se, VV është shndërruar në organizatën më të korruptuar që nga paslufta.

“Qeveria Kurti përveç që e ka dëmtuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, kjo Qeveri edhe në aspektin e menaxhimit të brendshëm ka dështuar. Korrupsioni, një nga pikat me të cilat Kurti dhe Lëvizja e tij i kanê goditur kundërshtarët si të korruptuarë, sot pas tri vitesh qeverisje, Levizja Vetëvendosje është shndërruar në organizatën më të korruptuar që nga paslufta”, tha Shala.

Sa i përket kapjes së institutcioneve, Shala thotë se qëllimi i Kurtit është po ky, pra përmes kontrollit total të pasurohet ai dhe Lëvizja e tij.

“Nepotizmi dhe kapja e institucioneve nga ana e kësaj Qeverie janë bër fenomene që i gjen kudo. Është e qartë, Kurti dëshiron të kontrollojë gjithçka dhe përmes kontrollit total të pasurohet ai dhe Levizja e tij. Sot, Lêvizja Vetëvendosje e kontrollon shtetin dhe është pasuruar në përmasat e atyre organizatave mafioze e kriminnale. Kjo është e rrezikshme për demokracinë që një organizatë me impakt të tillë dhe fuqi të tillë të vazhdojë ta qeverisë vendin”, tha Shala për GazetaBlic.

Kujtojmë se, mandatin, qeveria Kurti, e nisi me një super skandal të punësimeve masive në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Në konkursin e muajit prill të vitit 2022, u punësuan 128 persona prej tyre shumica ishin familjarë të zyrtarëve të KEK-ut dhe anëtarë e militantë partiakë të partisë në pushtet bashk me ata të listës Guxo. Kjo ani pse në konkurs kishin aplikuar hiq më pak se 4 mijë e 668 persona, këtu u zgjodhën të afërm ministrash e të afërm deputetësh të Vetëvendosjes e Listës Guxo.

Por, pas punësimeve nëpër borde e institucione të ndryshme, asgjë s’kishte rëndësi kur aktivistët e Vetëvendosjes dhe familjarët e noterëve ia mësynë konkursit për noter.

Ndër vendimet e para që mori Albulena Haxhiu kur u ul në ulësen e ministres së drejtësisë, ishte anulimi i konkursit për noter.

Arsyet sipas saj ishin të shumta, përfshirë nepotizmin, lidhjet e kandidatëve me partitë politike atë kohë në pushtet dhe kandidimi i familjarëve të noterëve.

Krahas kësaj, procesi i finalizimit të noterëve pritet të bëhet këtë vit.

Megjithëse Haxhiu konkursin e kishte anuluar për arsyet e lartëcekura, si duket të njëjtën gjë po e bën edhe ajo vet.

Nga 597 kandidatë pjesëmarrës në konkurs, një pjesë e madhe prej tyre, sipas verifikimeve të Gazetës Blic dalin të jenë të afërt e përkrahës të VV-së, partisë në pushtet, ose të paktën kanë lidhje familjare e miqësore me ta, si dhe familjarë të noterëve, ish- noterëve dhe të afërt të anëtarëve të Komisionit për Provimin e Noterisë, të emëruar nga ministrja aktuale- Albulena Haxhiu.

Artikullin e plotë mund ta gjeni KËTU

HULUMTIM: Aktivistët e Vetëvendosjes dhe familjarët e noterëve ia mësyejnë konkursit për noter (EMRAT)

 

Bajrami: Kurti po zhdukë shtresën e mesme, të varfërit po i varfëron edhe më shumë

Berisha i PDK-së e quan Kurtin mashtrues: Implikimi i presidentes në dialog, shkelje e Kushtetutës