Skuadra e Partizanit ka shënuar edhe golin e dytë dhe ka kaluar në avantazh ndaj Valmieras në ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të Conference League.
Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar Amarlido Rrapaj, shkruan GazetaBlic Sport.
Rrapaj realizoi pas 78 minutave lojë për të kaluar të kuqtë në avantazh.
Rezultati momental i takimit është 1-2.


