Sporti

Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Vëllaznimit, do të përballet me Trepçën në gjysmëfinale

02/13/2024 22:02
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës.

Suharekasit triumfuan me rezultat 76:58 ndaj Vëllaznimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një dominim absolut nga Golden Eagle Ylli, i cili me plotë meritë mori epitetin e gjysmëfinalistit.

Në gjysmëfinale, Golden Eagle Ylli do të përballet me Trepçën.

/GazetaBlic Sport/