Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në La Liga, Artem Dovbyk pritet të largohet nga Girona gjatë afatit kalimtar aktual.
Sipas mediave spanjole, Dovbyk-ut iu desh shumë kohë për të shqyrtuar nëse ai duhet të largohej, por përfundimisht pranoi ofertën e Atleticos. Sulmuesi ukrainas tashmë ka rënë dakord për të gjitha kushtet e kontratës me klubin madrilen.
Megjithatë, negociatat mes Atletico dhe Girona janë ende në vazhdim. Klubi kryeqytetas shpresonte të ulte çmimin për Dovbyk, por Girona nuk do ta shesë atë për më pak se 40 milionë euro të përcaktuara në klauzolën e tij të lirimit.
Në skuadrën e Atletico-s, Dovbyk mund të zëvendësojë Álvaro Morata-n, i cili u transferua te Milani këtë verë për 13 milionë euro.
Në sezonin e përfunduar së fundmi në La Liga, Dovbyk shënoi 24 gola dhe Girona përfundoi në mënyrë sensacionale e treta, duke u kualifikuar në Champions League për herë të parë në historinë e tyre.
/GazetaBlic Sport


