Sporti

GOL | Prishtina në avantazh ndaj Dukagjinit, shënon Albin Krasniqi

09/28/2023 15:23
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës ka kaluar në avantazh ndaj Dukagjinit.

Prishtina fitoi penallti në këtë ballafaqim, pasi Krasniqi u pengua në zonë nga Bujar Shabani, shkruan GazetaBlic Sport.

Albin Krasniqi i cili e fitoi penalltinë, e mori edhe ekzekutimin dhe ka shënuar golin e avantazhit.

Krasniqi realizoi pas 21 minutave lojë .

Rezultati momental i takimit është 1-0.

/GazetaBlic Sport