Sporti

Gol për infarkt, Cristante i jep fitoren Romës në minutat shtesë

04/25/2024 21:05
nga:Mergim Rreci

Roma e besoi deri në fund dhe shënoi një gol me shumë peshë në minutat shtesë për ta marrë tri pikë në ndeshjen kundër Udineses.

Goditja me kokë Bryan Cristantes mbylli me festën verdhekuqe ndeshjen e kampionatit, e cila filloi më 14 prill. Në minutën e 95-të goli i numrit 4 vulosi fitoren 1-2 pasi deri në momentin kur u ndërpre ndeshja për shkak të problemeve shëndetësore të Ndickas, kishin shënuan Roberto Pereyra dhe Romelu Lukaku.

Roma me këtë fitore shkon në kuotën e 58 pikëve, katër më shumë se Atalanta, që gjithsesi ka edhe një ndeshje për të luajtur, atë përballë Fiorentinës. Gara për vendin e pestë mbetet e ethshme.