Sporti

Goditi me grusht presidentin Takaj dhe djalin e tij, autori i ngjarjes është babai i lojtarit të Skënderbeut

10/22/2023 10:53
nga:Lorik J

Ditën e djeshme në Korcë u zhvillua ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, takim që përfundoi me shifrat 2-0 për shkodranët. Por në këtë sfidë një situatë aspak e hijshme që ka ndodhur në tribuna ka marrë vëmendjen.

Në tribunën VIP të stadiumit “Skënderbeu” aty ku po qëndronin edhe presidenti Ardjan Takaj së bashku me djalin e tij janë përfshirë në një sherr. Një person ka debatuar me presidentin Takaj më pas e ka goditur.

Tashmë është zbuluar personi që ka goditur presidentin e Skënderbeut. Sipas “CNA.al” bëhet fjalë për babain e lojtarit të korçarëve, leo Zguro. Ky i fundit është pjesë e ekipit të parë të Skënderbeut.

Ndërhyrja e Policisë ka qetësuar situatën, teksa autori i kësja ngjarje është shoqëruar pas kësaj ngjarjeje.