Sporti

“Goal” e publikon hartën e kampionëve të Evropës, FC Prishtina e përfaqëson Kosovën

05/24/2021 13:35
nga:N M


FC Prishtina pas tetë vitesh arriti të rikthente titullin në kryeqytet, duke shpallur kampion dy xhiro më parë.

“Bardhëeklatërit” me titullin e fituar, do të luajnë po ashtu në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve që fillojnë në këtë verë.

Mediumi prestigjioz “Goal” tashmë e ka publikuar hartën me kampionët e secilit shtet.

Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kosova, ku shihet llogo e Prishtinës si kampione e vendit tonë.

Prishtina në Ligën e Kampionëve do të garojë për herë të parë.

Përparim Islami: Faleminderit të gjithë që më kanë qëndruar afër gjatë tre viteve tek Feronikeli