Ka përfunduar edhe zyrtarisht edicioni 2020/21 i Superligës së Kosovës në futboll.
Mbrojtësi i Feronikelit, Përparim Islami është larguar nga Feronikeli, duke konfirmuar kështu lajmin e GazetaBlic Sport.
Para pak minutash, Islami me anë të një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë që ishin pjesë e Niklit.
Ja postimi:
“Te nderuar, deshja te ju njoftoj se nga sot nuk jam pjes e FC Feronikelit.
Falenderoj drejtuesit e Feronikelit, konkretisht presidentin e klubit NASER RAMAJ per mirekuptimin dhe
bashkepunimin fantastik. Falenderoj te gjith trajneret te cilet kam punu me ta sa isha pjes e feronikelit. Falenderoj shum edhe shoket e skuadres qe kem se bashku gjate ketyre 3 vite , se bashku arritum qe ti fitojm te gjithat kupat e mundshme ne kosove. E falenderim kan te gjithe qyteti i drenasit dhe kryetarin e komunes RAMIZ LLADROVCIN te cilet gjithmon na kan qendruar afer gjate ketyre 3 vite sa isha pjes e FC FERONIKELIT
FALEMINDERIT FC FERONIKELI”, shkruan Përparim Islami në Facebook.
/GazetaBlic Sport


