Sporti

Gliha: I lumtur me fitoren, me fushë tjetër mund të shënonim më shumë

11/12/2023 23:05
nga:G C

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha u shfaq i kënaqur me fitoren dhe lojën e ‘dardanëve’ ndaj Izraelit, teksa nuk ngurroi të kritikojë edhe terrenin e vështirë të stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

“Për mua nuk ishte një situatë e vështirë. Çdo situatë në futboll, është një situatë normale. Në këtë sport ka dy mundësi, ose të gjesh zgjidhje, ose të qash, Unë nuk qaj kurrë, ndaj mundohem të gjej zgjidhje.Sot ne kishim shumë raste për të gjetur golin, por në një fushë si kjo është e vështirë. Megjithatë kur krijon kaq shumë, do të thotë që ekipi është shumë mirë.Më pëlqyen, pasi bënë shumë mirë. U duk qartë që u përshtatën shumë mirë”, tha ai.

“Do të jetë një ndeshje tjetër, ndryshe nga ajo sot. Çdo ndeshje ka specifikën e vet dhe ne do të nisim punën për të përgatitur skuadrën mbi mënyrën si duhet të përballemi”, tha ai.