Lajme

Glauk Konjufca tregon momentin kur e mendoi dorëheqjen

05/31/2024 15:26
nga:Y I

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka treguar momentin e vetëm kur e ka menduar dorëheqjen gjatë këtij mandati.

Në një intervistë për Klankosova kryeparlamentari tha se ai moment ishte seanca e 13 korrikut të vitit të kaluar e cila pati eskaluar mes grupeve parlamentare, e kur pati edhe përleshje mes deputetëve.

“Momenti më i vështirë gjatë këtij mandati ka qenë seanca në të cilën kishte tensione në mes të grupeve parlamentare, e cila eskaloi edhe në përleshje. Mund të them se ka qenë momenti i vetëm gjatë këtij mandati kur e kam menduar edhe dorëheqjen”, ka thënë Konjufca ekskluzivisht për Klankosova.tv.

Në atë seancë, situata eskaloi kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, derisa ky i fundit po fliste nga folëtorja e Kuvendit.

Ky veprim u pasua nga përleshja fizike mes deputetëve të PDK-së dhe pjesëtarëve të kabinetit qeverisës.