Lajme

Glauk Konjufca nga Çikatova: Patjetër se Serbia duhet paditur për gjenocidin në Kosovë

04/17/2021 11:56
nga:M K

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca sot kanë bërë homazhe në Çikatovë, për nder të 22 vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë fshat të Drenasit.

Pasi folën për media, Konjufca u pyet nga gazetarët se ku ka mbetur çështja e padisë për Serbinë lidhur me gjenocidin, përcjell GazetaBlic.

Kreu i legjislativit ka thënë se Serbia patjetër se duhet të paditet për gjenocid.

“Patjetër se duhet të paditet. Nuk ka askush që e mohon gjenocidin në Kosovë”, tha ndër të tjera Konjufca.

LEXO EDHE:

​22 vjet nga masakrat në Poklek e Çikatovë

/GazetaBlic/