Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka dalë në mbështetje të “Marshit për Drejtësi” që do të mbahet të dielën në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Konjufca në profilin e tij në Facebook.
“MARSHOJMË PËR DREJTËSI!E diel, 2 prill, ora 14:00” shkruan Konjufca raporton Gazeta Blic.
Në mbështetje të këtij marshi ka dalë edhe Lëvizja Vetëvendosje.


