Sporti

LAJMI I FUNDIT: Shtyhet ndeshja Tottenham – Arsenal, nuk do të luhet nesër

01/15/2022 15:43
nga:Mergim Rreci

Pas një kërkese nga Arsenal, Bordi i Premierligës u mblodh dhe vendosi të shtyjë ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur, që ishte planifikuar të luhet në orën 17:30 të dielën më 16 janar.

Me Arsenalin që kishte më pak se numri i kërkuar i lojtarëve në dispozicion për ndeshjen (13 lojtarë në fushë dhe një portier), Bordi pranoi kërkesën e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.

Rregullat e shtyrjes së Premier League janë krijuar për të mbrojtur mirëqenien e lojtarëve dhe stafit, duke ruajtur integritetin sportiv të garës, kësisoji ndeshja nuk mund të luhej pa futbollistët e mjaftueshëm.