Arbitri spanjoll Antonio Mateu Lahoz nuk do të referojë më në La Liga nga sezoni i ardhshëm.
Lahoz është bërë një emër ikonë brenda futbollit spanjoll si një gjyqtar i padiskutueshëm në La Liga, përcjell GazetaBlic Sport.
Krahas arbitrimit në kampionatin spanjoll, Lahoz është përfshirë gjithashtu në listat e ndeshjeve të UEFA-s dhe FIFA-s për ndeshjet e Champions League dhe turneut ndërkombëtar.
Sipas raportimeve nga Diario AS, presidentja e CTA, Medina Cantalejo ka bërë thirrjen për ta hequr atë nga detyra në La Liga sezonin e ardhshëm.
Carlos Del Cerro Grande gjithashtu është hequr nga lista zyrtare e arbitrave për sezonin e ardhshëm, por dyshja mund të kualifikohen për rolet e VAR.
Lahoz megjithatë pritet të pensinohet nga referimi në fund të sezonit.
/GazetaBlic Sport


