Sporti

Gjyqtari i boksit, Ajet Rrecaj: Haxhi Krasniqi do ta fitonte meçin edhe nëse nuk do ta diskulifikoja Mohammedin, ishte para me pikë

08/07/2023 17:56
nga:E K

Gjyqtari kosovar, Ajet Rrecaj ka folur ekskluzivisht për “GazetaBlic Sport” për meçin e Haxhi Krasniqit ndaj Nadjib Mohammed që e zhvilloi në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Krasniqi fitoi duelin me Mohammed pas diskualifikimit të kundërshtarit të tij nga ana e gjyqtarit, Rrecaj.

Ky vendim u përfol shumë, kurse gjyqtari Rrecaj sqaroi vendimin e tij gjatë një interviste për “GazetaBlic Sport”.

Ai tha se Krasniqi do ta fitonte duelin edhe nëse Mohammed nuk do të diskualifikohej nga ai pasi sipas tij boksieri shqiptar ishte më para me pikë.

“Krasniqi do ta fitonte meçin edhe nëse nuk do ta diskulifikoja Mohammedin, ishte para me pikë”, tha ai.

“Deri në raundin e 9’të fitoren e ka pasur Haxhi Krasniqi, këtë mund t’ua dëshmojë juria të gjitha raundet ia kanë dhënë, Haxhi Krasniqit”.

“Në boks ka rregulla, ka dikush që nuk i kupton dhe thotë se veçse ka qenë shqiptar, por jo unë asnjë meç askush nuk më ka akuzuar, nuk ka njeri që nuk gabon, por njerëzit mund të thonë ashtu pasi nuk i kuptojnë rregullat”, tha Rrecaj për “GazetaBlic Sport”.