Real Madridi është gjendur në qendër të një polemike të madhe në Spanjë, pasi gjyqtarët paraqitën një ankesë zyrtare kundër klubit me seli në Madrid.
Atmosfera po bëhet gjithnjë e më e tensionuar rreth Real Madridit në Spanjë. Sipas raportimeve të shumta nga AS, gjyqtarët spanjollë kanë paraqitur zyrtarisht një ankesë kundër klubit, duke synuar konkretisht Florentino Perez dhe Real Madrid TV.
Gjyqtarët akuzojnë menaxhmentin e madrilenëve për kryerjen e “një fushate të vazhdueshme presioni kundër gjyqtarëve” përmes programeve dhe analizave të caktuara të transmetuara në kanalin zyrtar të klubit.
Ky rast mund të intensifikojë më tej tensionet tashmë të nxehta midis Real Madridit dhe gjyqtarëve spanjollë në muajt e fundit.
/GazetaBlic Sport


