Djali i ish presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka reaguar për fillimin e gjykimit të babait të tij dhe ish krerëve tjerë të UÇK-së në Hagë, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Instagram, ka thënë se kjo është beteja e radhës për të vërtetën dhe se e vërteta e luftës dhe lirisë do të fitojë.
“Sot fillon gjyqi. Fillon edhe beteja e radhës për të vërtetën. Me zemrën plot siç ishin sheshet dje plot, e vërteta e luftës dhe lirisë do të fitojë. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj”, ka shkruar ai./Gazeta Blic/



