Lajme

Gjykata Speciale: Mbrojtja dorëzon kundërfaktet në Apel

11/27/2026 20:54
nga:Mergim Rreci

Pasditen e së premtes, ekipet mbrojtëse të katërshes së UÇK-së dorëzuan njoftimin për apelim të vendimit dënues që u dha më 16 shtator ndaj katër kryesorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse ato nuk janë publike, ky 27 nëntor ishte afati i fundit kur këta mund të informojnë gjykatën për hapat tutje.

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, në ditën kur u dha verdikti në Hagë, tha se ky do ta vazhdojë betejën juridike në shkallën e dytë.

Prosper pati thënë se shpresë e tij është që ky proces të mbyllet brenda një viti.

Por, sipas Gjykatës Speciale, krejt afatet kohore mund të ndryshohen nga paneli i apelit, nëse një gjë e tillë kërkohet nga palët.

Mbrojtja ka paralajmëruar që do të ankohen pikërisht për gabimet faktike dhe ligjore te vendimi i shkallës së parë.

E për t’u përballur me këto procedura janë aktivizuar edhe institucionet në Prishtinë, ku grupi për këtë punë ka miratuar një strategji shtetërore.