Lajme

Gjykata Speciale duhet zhbërë përfundimisht

10/24/2023 10:55
nga:Gani Dreshaj

Shkruan: Gani Dreshaj

Gjykata Speciale e Kosovës, Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet ZHBËRË- ANULUAR përfundimisht se ekzistuari, apo të zgjerohen kompetencat edhe për krimet edhe terrorin e kryer nga Serbët, përfshirë 24 Shtatorin 2023.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, shpesh të referuara si Gjykata Speciale e Kosovës, u krijuan për të trajtuar krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë dhe pas luftës së Kosovës në fund të viteve 1998-2000. Këto dhoma funksionojnë sipas ligjit të Kosovës, të njëanshme njerëzisht dhe ligjërisht ku vetëm Shqiptarët qenkan fajtorë.

Sulmet terroriste të 24 shtatorit në Kosovë apo ndonjë akt i ngjashëm terrorizmi që mund të vijë si rezultat i kërcënimeve të hapura të Serbisë duhet të ngrejë vërtet shqetësime për komunitetin vendor dhe ndërkombëtar në bërjen e drejtësisë me fakte. Kryeministri ka kërkuar nga BE-ja dhe SHBA-ja që të formohet një Gjykatë Speciale për krimin e kryer në Banjskë. Krijimi i një dhome ose gjykate të re të posaçme do të varej nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë natyrën e sulmeve, kuadrin ligjor në fuqi dhe gatishmërinë e komunitetit ndërkombëtar për të mbështetur një iniciativë të tillë. Krijimi i një gjykate të re për drejtësinë zakonisht përfshin një proces kompleks dhe shpesh është një vendim që merret në konsultim me organet përkatëse ndërkombëtare dhe qeveritë e rajonit Ballkanik.

Andaj duke parë kohen dhe vështirësitë që një gjë e tillë NUK mund të bëhet në këto rrethana, duke njohur edhe kompleksitetin e Bashkimit Evropian, dhe vendet Evropiane, kërkoj dhe rekomandoj që Qeveria e Kosovës dhe kryeministri KURTI të fokusohen në zhbërjen dhe anulimin e gjykatës speciale, Ose të zgjerohen kompetencat për të hetuar krimet dhe terrorin e Serbisë me 24 Shtator!

Është thelbësore të sigurohet që drejtësia të vihet në vend, grupi terrorist të vihet prapa grilave, Qeveria e Serbisë të jetë e ndëshkuar, dhe Kosova të orientohet në përfundimin e procesit politik dialogues me SHBA dhe BE në përmbylljen e çështjeve të hapura me Serbinë.