Lajme

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

03/25/2025 22:59
nga:G B

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Raportohet se të paktën një person dyshohet se është i plagosur.

Gazeta Blic ka kontaktuar me policinë por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje lidhur me rastin.