Lajme

Gjoshi: Dejona Mihali është një komuniste e qelbur, e do shkatërrimin e Kosovës

07/16/2023 16:22
nga:G B

Betim Gjoshi nga PDK ka thënë se Dejona Mihali është komuniste e qelbur, të cilës Kurti i ka dhënë mundësi që të sillet nëpër Kuvend e të nëpërkëmbë deputetët e paintegritet të VV-së, të cilët janë shndërruar në figura komike, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ajo bashkë me Hysamedin Ferajn dhe Elvis Hoxhën, e të tjerë komunistë të fëlliqur nga Tirana, e duan një Kosovë shkatërrimtare.

Ai ka shtuar se gjuha e tyre nxitë urrejtje, përçarje dhe mosdurim mes shqiptarëve, sidomos mes shqiptarëve të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Dejona Mihali është një komuniste e qelbur, që Albin Kurti i ka dhënë mundësinë të sillet nëpër Kuvend e të nëpërkëmbë deputetët e paintegritet të VV-së, të cilët janë shndërruar në figura komike.

Dejona Mihali, bashkë me Hysamedin Ferajn dhe Elvis Hoxhën, e të tjerë komunistë të fëlliqur nga Tirana, që atje askush nuk i merr seriozisht, po ia duan Kosovës një 97’të shkatërrimtare si të Shqipërisë.

Gjuha e tyre, nxitë urrejtje, përçarje dhe mosdurim mes shqiptarëve, sidomos mes shqiptarëve të Kosovës.