Sporti

Gjonbalaj për golin e Ferizajt: Ajo çka bëri portieri i Dukagjinit është një lëshim profesional, një gol të tillë s’e kam pa asnjëherë në karrierë

05/28/2023 22:09
nga:Lorik J

Po vazhdon të komentohet ndeshja Ferizaj – Dukagjini, e cila u zhvillua sot në kuadër të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës.

Trajneri Malsor Gjonbalaj ka theksuar se i ka parë vetëm sekuencat, por thotë se portieri i Dukagjinit ka bërë një lëshim profesional, shkruan GazetaBlic Sport.

“Diçka e çuditshme ka ndodhë. Ajo çka bëri portieri i Dukagjinit ka qenë një lëshim drastik profesional, një gol të tillë s’kam pa asnjëherë në karrierë. Veprim i çuditshëm, cilësitë e tij si portier vihen në mëdyshje”, tha Gjonbalaj në emisionin VAR në Tëvë1.