Provinca franceze në Kanadanë lindore, Kebeku do të gjobisë të gjithë të rriturit që refuzojnë vaksinën kundër COVID-19.
Lajmi u bë me dije nga kryeministri, Francois Legault i cili theksoi se mungesa e vaksinimit çon në pasoja për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe për këtë nuk kanë pse paguajnë të gjithë.
Ai tha se taksa do të zbatohet vetëm për njerëzit që nuk kualifikohen për përjashtime mjekësore. Është hera e parë që një qeveri në Kanada ka vendosur të gjobisë njerëzit që refuzojnë të vaksinohen.
Legault tha se shuma e gjobës nuk është vendosur, por do të jetë “e majme”. Më shumë detaje do të publikohen në një datë të mëvonshme.
Ai tha se rreth 10% e të rriturve në Kebek janë të pavaksinuar dhe ata përfaqësojnë rreth 50% të pacientëve të kujdesit intensiv.
Disa vende evropiane kanë filluar të vendosin tarifa për qytetarët e tyre që nuk janë vaksinuar.
Në Greqi, njerëzit mbi 60 vjeç kanë kohë deri të dielën për të bërë vaksinat e para të COVID-19 ose gjobiten me 100 euro për çdo muaj që mbeten të pavaksinuar.
Austria njoftoi muajin e kaluar se qeveria planifikon të vendosë gjoba deri në 3.600 euro për personat që refuzojnë vaksinën.
Në Itali, banorëve 50 vjeç e lart kërkohet të vaksinohen dhe duke filluar nga mesi i shkurtit. Ata që nuk e bëjnë këtë do të përballen me gjoba deri në 1.600 euro nëse hyjnë në vendet e tyre të punës të pavaksinuar.
Gjermani, pothuajse 1.800 persona morën vaksina të skaduara COVID-19


