Sporti

Gjithçka e kryer, Barcelona dhe Atletico Madrid kanë një marrëveshje për Griezmann

10/05/2022 14:48
nga:Mergim Rreci

Zyrtarët e Atletico Madrid thuhet se janë shumë afër mbylljes së një marrëveshjeje me Barcelonën për pagesën e Antoine Griezmann.

Në marrëveshjen e huazimit të lidhur mes palëve, në verën e vitit 2021, madrilenët do të duhej të paguanin 40 milionë euro nëse francezi do të luante 45 minuta në 50 për qind të ndeshjeve të këtij sezoni të dytë si huazim.

Kjo është arsyeja pse Griezmann është përdorur vetëm nën 30 minuta në çdo lojë, zakonisht inkuadrohet menjëherë pas 60 minutash, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas gazetës Marca, dy klubet kanë qenë në negociata muajt e fundit, pasi thuhet se tani kanë arritur një marrëveshje për të finalizuar transferimin për 20 milionë euro. Nëse konfirmohet, Griezmann do të nënshkruajë deri në vitin 2027 për Atlético Madrid.

/GazetaBlic Sport/