Sporti

Gjithçka drejt fundit, Lewandowski po largohet nga Barcelona

05/13/2026 14:43
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi polak Robert Lewandowski mund të jetë duke luajtur muajt e tij të fundit me fanellën e Barcelonës.

Sipas raportimeve të fundit, aktualisht nuk ekziston asnjë marrëveshje mes palëve për rinovimin e kontratës së tij afatshkurtër, duke e lënë derën hapur për një largim të lirë në fund të sezonit, transmeton GazetaBlic Sport.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se deri më tani nuk ka pasur një propozim të ri konkret nga drejtuesit katalanas. Nëse situata mbetet e pandryshuar në javët e ardhshme, aventura e Lewandowskit në “Camp Nou” pritet të marrë fund.

33-vjeçari, i cili iu bashkua Barcelonës me pritshmëri të mëdha dhe ndikoi menjëherë në repartin ofensiv, vazhdon të mbetet një emër shumë i respektuar në tregun ndërkombëtar. Megjithatë, paga e lartë dhe kostot financiare kanë bërë që klubet italiane të tërhiqen, pavarësisht kontakteve fillestare.

Në anën tjetër, klubet nga Arabia Saudite vazhdojnë të shfaqin interes serioz për transferimin e sulmuesit polak, ndërsa edhe kampionati amerikan Major League Soccer mbetet një opsion i mundshëm për të ardhmen e tij.

Tashmë gjithçka varet nga lëvizjet e Barcelonës. Nëse nuk vjen një ofertë e re dhe bindëse, tifozët katalanas mund të përgatiten për t’i dhënë lamtumirën njërit prej golashënuesve më të mëdhenj të viteve të fundit.

/GazetaBlic Sport/