Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e ka komentuar edhe vizitën e djeshme të kryeministrit Kurti në Bruksel.
Ai tha se Kurti në pushtet ka ardhur me kauza të rrejshme.
“Gjithçka çka ka qesh, e ka vesh z. Kurti, njëjtë e ka bërë edhe për çështjen e funsotës”, tha Besnik Tahiri, raporton Gazeta Blic.
Shefi i deputetëve të AAK-së e ka kritikuar Kurtin edhe për deklaratat që ka bërë në raport me sindikatat.
Në vazhdim e gjeni të plotë deklaratën e Tahirit: