Lajme

Gjinovci i reagon ashpër ministrit Aliu: ‘Ky është skandal’

12/01/2023 10:38
nga:N K

Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci e ka cilësuar ‘skandaloze’ deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për shtetësinë e Kosovës.

Ministri Aliu tha të enjten se është ministër i një qeverie të një shteti të përkohshëm.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar Rron Gjinovci.

Ai e ka quajtur skandal deklaratën e ministrit Aliu.

“Ky është skandal. Ministri mos me besu në shtetin në të cilin është ministër, veç në Kosovë ka kshtu”, shkroi Gjinovci.