Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar nisjen e përshpejtuar të procedurave të prokurimit, për projektin “Ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza dhe atmosferikë në rrugën Lekë Dukagjini” në komunën e Gjakovës.
Gjini ka bërë të ditur se komuna e Gjakovës ka hyrë në bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për zgjidhjen e këtij problemi.
Ai ka falenderuar ministrin Elbert Krasniqi për mbështetjen, raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
Jam i lumtur që sot nënshkrova nisjen e përshpejtuar të procedurave të prokurimit, për projektin “Ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza dhe atmosferikë në rrugën Lekë Dukagjini”, një problem i kahmotshëm i banorëve të Dardanisë.
Komuna e Gjakovës ka hyrë në bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për zgjidhjen e këtij problemi dhe e falenderoj ministrin Elbert Krasniqi për mbështetjen.


