Atalanta dje ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Olympiacosit.
Skuadra italiane arriti fitore me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Realizatori i këtyre dy golave ishte, Berat Gjimshiti.
Pas ndeshjes heroi i ndeshjes, Gjimshiti me shaka tha se ndoshta mund të fillojë të luajë si sulmues.
“Ne folëm në pjesën e parë, morëm këto 15 minuta për të diskutuar se çfarë po shkonte keq, duke thënë se duhej të zgjoheshim dhe të fitonim këtu më në fund. Ishte shpirti i duhur dhe ne e kthyem atë”, tha fillimisht Gjimshiti.
“Ndoshta ndeshjen tjetër, mund të luaj si sulmues! Shpresojmë që pas lëndimit të Duvanit, të mos ketë asgjë serioze për Muriel. Ata janë sulmuesit tanë dhe ne kemi nevojë për ta. Mund të shpresojmë vetëm për më të mirën”, shtoi ai.
“Na mungonte vërtet një fitore, veçanërisht në shtëpi. Nuk kisha shënuar as për një kohë të gjatë, kështu që jam i lumtur”, deklaroi mbrojtësi shqiptar.
/GazetaBlic Sport.


