Lajme

Gjilani shpërndan 140 tonë farë gruri për 734 fermerë

10/14/2022 10:05
nga:Y I

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan ka shpërndarë mbi 140 tonë farë gruri prej ku kanë përfituar 734 fermerë.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar se buxheti për bujqësinë në vitin e ardhshëm është 100 për qind më i madh krahasuar me këtë vit.

“Vëmendjen po e kthejmë edhe kah bujqësia”, ka thënë kryetari Hyseni.