Sporti

Gjilani po zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Liepajen

07/13/2022 18:42
nga:L J

Skuadra e SC Gjilanit po zhvillon stërvitjet e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Liepajas në Letoni.

SC Gjilani është akomoduar sot në Letoni, pasi nesër do të ballafaqohen me Liepajan në takimin kthyes të raundit të parë kualifikues për Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Zekrija Ramadanit para pak çasteve ka filluar edhe stërvitjet e parë në tokën e Letonisë dhe të fundit para ndeshjes së nesërme.

Më poshtë keni fotografi nga stërvitja e Gjilanit në Letoni: