Sporti

Gjilani në avantazh ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”, Vushtrria shkon në pushim me epërsi ndaj Prishtinës

04/05/2023 15:50
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Gjilani është në avantazh pas 45 minutave të parë ndaj Llapit, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati në stadiumin “Zahir Pajaziti” është 1 me 2, me mysafirët që e kishin avantazhin e dy golave deri në minutën e 40-të.

Granit Jashari dhe Mevlan Zeka shënuan dy golat për “Skifterat”, kurse Selimi shënoi golin e vetëm për Llapin dhe ngushtoi epërsinë.

Në ndeshjen tjetër, Vushtrria është në avantazh ndaj Prishtinës në stadiumin “Ferki Aliu”. Rezultati atje pas 45 minutave është 1 me 0.

Chibueze shënoi në minutën e 18-të, duke e dërguar skuadrën e tij me epërsi në pushimin mes dy pjesëve.

/GazetaBlic Sport/