Sporti

Gjilani me hap prapa në luftën për titullin, ja renditja tabelare në Superligë

03/19/2022 16:10
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të xhiros së 26’të të Superligës së Kosovës.

Feronikeli – Ulpiana dhe Malisheva – Gjilani përfunduan me barazim, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen mes Feronikelit dhe Ulpianës u realizuan 4 gola, për Feronikelin realizoi Qorri në minutat 27 dhe 83 të takimit, kurse për mysafirët shënoi Iran Goncales në minutat 34 dhe 38’të të takimit.

Në ndeshjen mes Malishevës dhe Gjilanit pavarësisht rasteve nuk pati gola.

Në anën tjetër Llapi i Tahir Batatinës u mposhtë në shtëpi nga Dukagjini me rezultat 1-2.

Realizator i dy golave të fitores për Dukagjinin e Dallkut ishte Ahmed Januzi në minutat 9′ dhe 71′, krejt në fund shënoi për 1-2, Amadu në minutën e 92’të të takimit.

Kjo është renditja tabelare në Superligë.