Kanë përfunduar duelet e Kupës së Kosovës.
Gjilani ka arritur fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Gerhard Progni shënoi fillimisht për 1-0, kurse autogoli i Prekazit bëri që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat 1-1.
Krejt në fund në minutën e 90’të Gjilani gjeti golin e fitores,
Ramiz Sadiku ka fituar bindshëm ndaj 2 Korrikut me rezultat 1-6.
Realizatorët për Ramiz Sadikun ishin: Ibrahimi 3x. Bylykbashi, Dermaku, Sijarina, kurse golin e nderit për Kekun e realizoi Jetullahu.
Ulpiana barazoi me Arbërinë me rezultat 1-1.
Ulpiana po avanconte deri në fund me golin e shënuar nga Emini në minutën e 30’të, por në sekondat e fundit, Arbëria barazoi rezultatin.
Ndeshje dramatike u zhvillua me Onix dhe Kekut ku ndeshja përfundoi me rezultat 3-3.
Adonis Pervetica, Gëzim Berisha dhe Ademi shënuan për Kekun që po udhëhiqte 1-3 deri në minutën e 84’të të takimit.
Onix shënoi dy gola të shpejtë fillimisht me autogolin e Podgoricës dhe Murati nga penalltia barazoi shifrat në 3-3.
Ndeshja mes Onix dhe Kekut shkon në vazhdime.
/GazetaBlic Sport/


