Sporti

Gjest i madh nga Mbappe, i dërgon mesazh mbështetës Marcus Rashfordit

07/13/2021 09:44
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappe thuhet se i dërgoi Marcus Rashfordit një mesazh privat inkurajimi pas humbjes së tij të penalltisë në finalen e Kampionatit Evropian.

Të dy sulmuesit e rinj nuk kishin një shije të mirë pas përfundimit të “Euro 2020”, me Mbappe që humbi penalltinë vendimtare në fund të ndeshjes ndaj Zvicrës, përcjell GazetaBlic Sport.

Rashford ishte një nga tre yjet e Anglisë që humbi penalltinë në finale dhe u vërshua nga kritika të mëdha.

Pretendohet që Mbappe i dërgoi një mesazh Rashfordit, duke e motivuar pas gabimit të tij dhe shprehu ndjeshmerinë e madhe.

/GazetaBlic Sport/