Sporti

Gjest fantastik: Portieri i Cadizit me shpejtësi sjell defibrilatorin për tifozin e Cadizit që po lufton me jetë

09/10/2022 20:38
nga:E K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen mes Barcelonës dhe Cadizit.

Një tifoz i Cadizit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Të gjithë në stadium si lojtarët ashtu edhe tifozët janë me sy kah ngjarja, kurse rezultati tashmë ka mbetur në plan të dytë.

Portieri i Cadizit shkoi me shpejtësi për ta sjellur defibilatorin për oksigjen për tifozin. Në këto raste sekondat janë në pyetje kurse ky gjest mund t’i shpëtojë jetën atij.