Sporti

Gjermania nuk e thërret, Adeyemi refuzon ekipin U21: Nagelsmann aspak i lumtur

11/15/2023 16:23
nga:L J

Pozicioni i Karim Adeyemi tek Gjermania është i diskutueshëm.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit nuk u thirr nga Julian Nagelsmann me Gjermaninë, por do të ishte thirrur me ekipin U-21, të cilin megjithatë vendosi ta refuzojë.

Sipas asaj që raportohet nga Bild, ish-lojtari i Leipzig do të preferonte të stërvitej nën drejtimin e Edin Terzic për të pasur më pas më shumë kohë në dispozicion në ndeshjet e ardhshme.

Kjo nuk i ka pëlqyer Nagelsmann-it, i cili beson se thirrja në kombëtare duhet të merret si nder dhe jo detyrë. Ai do të udhëheqë një futbollist që të japë gjithçka për vendin e tij. Antonio Di Salvo, trajneri i skuadrës gjermane U21, konfirmoi të gjitha këto: “Kam folur me të dhe me klubin e tij, ai aktualisht preferon të qëndrojë në Borussia Dortmund për të arritur objektivat e tij”.

/GazetaBlic Sport